Home / Shop / Fytyra / Hidratues fytyra / Geek and Gorgeous – Happier Barrier Hidratues

Geek and Gorgeous – Happier Barrier Hidratues

1,600 L

Një hidratues ushqyes, por i lehtë me squalane, lipide identike me lëkurën + polifenole të çajit jeshil për një barriere te shendetshme dhe lëkurë të butë të mëndafshtë.
Lloji i lëkurës: e thatë, normale, e kombinuar
pa mizori | Vegan | Pa aroma dhe vajra esencialë | pa gluten | I sigurt për shtatzëninë

përshkrimi

Një krem intensivisht hidratues, por i lehtë që mbron barrieren mbrojtese te lekures. Formula e tij përmban 7% Squalane për të mbajtur lagështinë ne lekure dhe për ta bërë ate të butë dhe të lëmuar, plus një përzierje lipidesh, 3%, qe jane identike me ato qe ka vete lëkura jone, duke funksionuar në sinergji me 0,1% Ceramide Tipi 2 per nje barriere te shendetshme.
Happier Barrier përmban gjithashtu një ekstrakt çaji jeshil me cilësi të lartë dhe të standardizuar të pasur me polifenol, i cili i jep formulës ngjyrën e saj të lehtë pjeshke dhe vetitë e shtuara antioksiduese dhe qetësuese të lëkurës. Kjo përmirësohet më tej nga një dozë e mirë e dy përbërësve klasikë qetësues, Allantoin dhe Bisabolol.

pH

Squalane Lipide + Çaj jeshil

5.2-5.8

3%

+

per ke eshte?

Pothuajse kushdo që kërkon një formulë ushqyese, por të lehtë, personat me lëkurë të thatë, normale ose të kombinuar. Ne e rekomandojmë veçanërisht nëse fokusi juaj është barriera e shendetshme e lekures.

Lloji i lëkurës

Problematika e lëkurës

Tekstura

lëkurë e thatë, normale, e kombinuar mund të përdoret pavarësisht nga shqetësimi i lëkurës, barriere e demtuar

krem i pasur, por i lehtë ne teksture

si ta perdorim?

Aplikoni pas serumeve në mëngjes dhe/ose darke. Përdorni aq shumë ose aq pak sa ka nevojë lëkura juaj.
Afati i ruajtjes: 1 vit nga prodhimi (i pahapur), 6 muaj PAO (periudha pas hapjes)

përberesit

përbërësit kryesorë:
Squalane – Një lëng vajor super i shendetshem dhe i qëndrueshëm që gjendet natyrshëm në sebumin e lëkurës së njeriut. Është një hidratues i shkëlqyeshëm që e bën lëkurën të lëmuar të mëndafshtë, pa u rënduar apo me yndyrë. Është pak a shumë i pajtueshëm me të gjitha llojet e lëkurës dhe gjendjet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e prirur ndaj akneve.
Lipidet (Esteret e vajit të Jojoba/Vajit të Farës së Macadamisë, Phytosteryl Macadamiate, Phytosterols, Squalene) – Jojoba, Macadamia dhe Squalene, përzierje lipidike e patentuar që imiton përbërjen e lipideve sipërfaqësore të lëkurës së shëndetshme. I përdorur me ne sasine 3%, është vërtetuar klinikisht se ndihmon në riparimin e barrierave dhe hidratimin e lëkurës. Punon në sinergji me Ceramide 2.
Ceramide 2 – E njohur edhe si Ceramide NG, është një nga 9 llojet e ceramideve që mund të gjenden natyrshëm në shtresën e sipërme të lëkurës. Ceramidet janë molekula super të rëndësishme për të mbajtur barrierën të shëndetshme dhe lëkurën të hidratuar.
Ekstrakt i gjetheve të Camellia Sinensis (i standardizuar me 90% polifenole) – Polifenolet e çajit jeshil janë një nga përbërësit natyralë më të hulumtuar të provuar se kanë veti të fuqishme antioksiduese, mbrojtëse ndaj UV-së dhe qetësuese.
Bisabolol + Allantoin – Dy përbërës klasikë për kujdesin e lëkurës, të njohur për aftësitë e tyre qetësuese të lëkurës.

 

lista e plote per inci:

Water, Squalane, Dicaprylyl Carbonate, Glycerin, Jojoba Oil/​Macadamia Seed Oil Esters, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Butylene Glycol, Cetearyl Alcohol, Hydroxyethyl Acrylate/​Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Camellia Sinensis Leaf Extract, Bisabolol, Allantoin, Ceramide NG, Squalene, Phytosteryl Macadamiate, Phytosterols, Tocopherol, Tocopheryl Acetate, Citric Acid, Ethylhexylglycerin, Phenoxyethanol

Zgjidhni dozimin:

1 review for Geek and Gorgeous – Happier Barrier Hidratues

  1. Xhenisa Plaku (verified owner)

    Ka teksture te plote, teper e mire per lekurat e thata dhe normale por mendoj qe mund ti behet skip ne vere per nj hidratues me teksture me te lehte. Lekuren e le super te butee

Vetëm klientët e regjistruar në faqe të cilët e kanë blerë këtë produkt kanë mundësi të lënë review.

Bashkohu listës së pritjes Do ju njoftojmë kur produkti të jetë përsëri në gjendje. Ju lutemi lini adresën e emailit.
Geek and Gorgeous – Happier Barrier Hidratues
1,600 L Select options
0