Apivita – Hair Tonic Care Hair Loss Lotion

3,370 L
2,696 L

Apivita Hair Tonic Care Hair Loss Lotion është një locion efektiv që ndihmon në parandalimin dhe minimizimin e rënies së flokëve. I formuluar me ekstrakt hipofae dhe proteina lupine, ky locion praktik me spray kombinon katër veprime që promovojnë flokë më të shëndetshëm, më të plotë dhe më të fortë. Së pari, parandalon dhe redukton rënien e flokëve; së dyti, tonifikon dhe rigjallëron fibrën e flokëve; së treti, ndihmon në rregullimin e prodhimit të sebumit në lëkurën e kokës; si dhe në fund, ndihmon në parandalimin e këputjes dhe ndarjes së majave. Ky locion është një aleat multi-funksional kundër rënies së flokëve, duke i bërë flokët më të dendur, më voluminozë, më të shëndetshëm dhe më të fortë. Locioni ndihmon në rregullimin e pranisë së sebumit në lëkurën e kokës.

ULJE 20%

Perdorimi:

  • Spërkateni locionin Apivita Hair Tonic Care Hair Loss Lotion në rrënjët e flokëve, 8-10 herë në secilën anë të kokës, një herë në ditë.
  • Më pas, masazhoni butësisht për të stimuluar mikroqarkullimin në lëkurën e kokës.
  • Mos e shpëlani.
  • Vazhdoni trajtimin për të paktën 3 muaj.

Ingredientet:

  • Proteinat e lupinit përmbajnë burime të rëndësishme të peptideve, të elementeve gjurmë dhe të vitaminave. Ato ndihmojnë në parandalimin dhe vonimin e fillimit të rënies së trashëguar të flokëve, ndërkohë që rrisin dendësinë e flokëve gjatë fazës anagene të jetëgjatësisë së flokëve me 17%;
  • Ekstrakti i propolisit ofron veti antimikrobike. Ndihmon në rikthimin e shëndetit të lëkurës së kokës dhe mundëson rritjen e shëndetshme të flokëve.
  • Kompleksi ekskluziv bimor APISHIELD HS mbron lëkurën e kokës duke forcuar flokët kundër agresioneve mjedisore dhe prej stilimeve. Efektiviteti i tij bazohet në kombinimin e oligosakarideve nga pambuku dhe mjalti, një oligosakarid prebiotik dhe arginina.
  • Ky produkt përmban një infuzion organik rozmarine në vend të ujit të thjeshtë. Ky përbërës natyral ndihmon në rritjen e vetive antioksiduese të pranishme në çdo formulë, falë përqendrimit të lartë të polifenoleve.
Zgjidhni dozimin:

Reviews

There are no reviews yet.

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.

SHPORTA
  • No products in the cart.
Apivita – Hair Tonic Care Hair Loss Lotion
3,370 L
2,696 L Select options
0