Home / Shop / Fytyra / Serum / Geek and Gorgeous – C-Glow RENEWED Serum me Vitaminë C

Geek and Gorgeous – C-Glow RENEWED Serum me Vitaminë C

1,800 L

Vitaminë C e riformuluar dhe me e stabilizuar ndaj oksidimit, me nje jetëgjatësi 6 muaj nga data a prodhimit!

Teksturë e lehtë, vetëm me bazë ujore, e cila përmban 15% vitamin C të pastër (acid ascorbic) dhe antioksidantë të tjerë (acid ferulik dhe sasi të vogël të vitaminës E).

Ky formulim nxit prodhimin e kolagjenit, maksimizon mbrojtjen nga dielli dhe njëtrajtëson tonin e lëkurës.

Vitaminë C e riformuluar dhe me e stabilizuar ndaj oksidimit, me nje jetëgjatësi 6 muaj nga data a prodhimit!

Vitamina C e pastër (ose acidi ascorbic) është e vetmja formë e vitaminës C që ka studime klinikisht të provuara për 3 vetitë e saj të mrekullueshme:

  • antioksiduese – mbrojtje nga mjedisi, stresi oksidativ
  • nxit prodhimin e kolagjenit
  • redukton hiperpigmentimin duke njëtrajtësuar tonin e lëkurës.

pH

Ascorbic

Acid

Ferulic Acid

Tocopherol

3.2 – 3.4

15%

+

Disavantazhi i vetëm i vitaminës C të pastër është jo-stabiliteti i saj dhe është shumë e vështirë për të sjell formula efikase dhe elegante me të. Formulimi nga Geek&Gorgeous përdor një pH të ulët dhe antioksidant të tjerë për të ndihmuar në stabilitetin e vitaminës C, por edhe kështu vitamina C mund të stabilizohet vetëm për disa muaj.

Për të siguruar freskinë maksimale, ne e krijojmë vitaminën C ne sasi të vogla cdo javë (mesatarisht vitamina C kur shkon tek klientët tanë  mund të ketë 2-3 javë që është prodhuar dhe ne e ruajmë atë ne kushte frigoriferike në magazinën tonë). Ne gjithashtu i këshillojmë klintët tanë që ta vendosin në frigorifer vitaminën C ku qëndron pa problem për 3 muaj.

Cruelty free | Vegan | Pa fragranca dhe vajra esencial | Gluten free | Malassezia free | E sigurtë të përdoret në shtatëzani

për kë është?

Për të gjithë që janë në kërkim të një formule të pastër të vitaminës C + ekstra antioksidantë me teksturë të lehtë. Megjithatë, nëse keni lëkurë të ndjeshme dhe të prirur ndaj skuqjes, ne nuk ju rekomandojmë C-Glow për shkak të pH të ulët dhe përmbajtjes së lartë të acidit të pastër.

Lloji i lëkurës

Problematika e lëkurës

Tekstura

për të gjitha llojet e lëkurave, me përjashtim të atyre shumë të ndjeshme njollat kafe, rrudhat, lëkurë pa vitalitet dhe jo ngjyrë jo e njëtrajtshme

teksturë e lehtë, vetëm me bazë ujore, e cila përthithet menjëherë nga lëkura

përdorimi:

Aplikoni disa pika në fytyrë direkt pasi e pastroni atë, perpara se të vendosni serume apo kremra të tjerë të rutinës tuaj. Ideale për tu përdorur në mëngjes, por mund të alikohet edhe në darkë pa probleme. Duke qënë se formula e vitaminës C është ujore, ne rekomandojmë që të vendosni serumin direkt në fytyrë dhe me dorën tjetër ta përhapni.

Jetegjatësia – 6 muaj pas prodhimit (e pahapur), por duke qënë për më shumë se 2 vite ne treg, me siguri ju themi që i vendosur në frigorifer dhe i pahapur, qëndron për shumë më shumë.

përbërësit:

Vitamina C (ascorbic acid – 15%) forma e vetme e vitaminës C e provuar klinikisht për efikasitetin e saj si antioksidante, nxitës i prodhimit të kolagjenit dhe ndihmon ne reduktimin e njollave kafe. Gjithashtu i jep një shkëlqim të menjëhershëm lëkurës.

Acid Ferulik + Vitamine E – antioksidantë që ndihmojnë në stabilizimin e vitaminës C dhe sëbashku rrisin fuqinë antioksiduese të produktit në tërësi. Kjo formulë përmban përqëndr të madh të acidit ferulik dhe sasi të vogël të vitaminës E.

Dimethyl Isosorbide – gjenerata më e re e solventëvë që ndihmojnë penetrimin e duhur të vitaminës C dhe ndihmon në njtrajtësumin e acidit ferulik në formulë.

Zgjidhni dozimin:

6 reviews for Geek and Gorgeous – C-Glow RENEWED Serum me Vitaminë C

  1. Eriselda Konda (verified owner)

    Vitamina C nga Geek & gorgeus eshte e preferuara ime. Ka nje teksture ne trajte ujore, qe perhapet shume lehte dhe perthithet menjehere nga lekura. Nuk ka arome dhe nuk ndihet pothuajse fare ne lekure. E super rekomandoj.

  2. Kamila Biba (verified owner)

    Vitamina C e preferuar deri tani. Më pëlqen që është në trajtë ujore, i jep fytyrës një glow ✨ që e adhuroj. Është hera e 4 që e riblej. E kam rekomanduar edhe tek disa mikesha të miat që gjithashtu edhe ato e kanë blerë dhe ju është përshtatur. Çmimi fantastik. Më mirë nuk do gjeni. Kjo pak por e sigurt.

  3. Perseta Grabova (verified owner)

    Heren e pare qe e kam provuar me ka pelqyer. Perthithet shume shpejt nga lekura. Ka pak arome. Duhet ruajtur ne frigorifer. Heren e dyte e porosita online dhe produkti nuk jshte transportuar ne menyren e duhur, pasi ka qendruar per shume kohe ne diell ne temperature te larte. Kjo ka ndikuar qe produkti te kete shume arome. Stafi i Beautene duhet te mendoje qe transporti te jete i sigurt sidomos gjate veres duke mos ndikuar qendrueshmerine e tij, vecanerisht per vitaminen C.

  4. Anastasiaa Kamberi (verified owner)

    Vitamina c – GG nje domosdoshmeri ne rutinen tuaj. Pas perdorimit te shishes se 3-te (per rezultat me te mire dhe freskues e kam mbajtur ne frigorifer) me eshte ndricuar dhe zbardhur jo vetem toni i pergjithshem i fytyres por edhe qukat duket me te zbehta dhe nen kontroll. ⭐⭐⭐⭐⭐100/10

  5. Akilina Prifti (verified owner)

    Me pelqen sa ndryshim ka bere ne fytyren time dhe jam drejt fundit ,do e marr prap te njejten.

  6. Gineda Duka (verified owner)

    Nje nder vitaminat C me te mira, ua sugjeroj 10/10

Vetëm klientët e regjistruar në faqe të cilët e kanë blerë këtë produkt kanë mundësi të lënë review.

Bashkohu listës së pritjes Do ju njoftojmë kur produkti të jetë përsëri në gjendje. Ju lutemi lini adresën e emailit.
Geek and Gorgeous – C-Glow RENEWED Serum me Vitaminë C
1,800 L Select options
0