Geek and Gorgeous – A Game5 Retinal

2,000 L

Emulsion i lehtë me përmbajtje të mesme në të lartë të retinAL i cili ndihmon për të luftuar të gjitha shenjat e moshës duke qënë njëkohësisht shumë delikat me lëkurën.

RetinAL është “vëllai i madh” i përbërësit më të fuqishëm antirrudhë, retinOL. Ndërkohë që retinOL kërkon 2 procese konvertimi për të arritur formën aktive, acid retinoik (aka tretinoin), retinAL kërkon vetëm 1 proces konvertimi në acid retinoik që është forma aktive që njohin qelizat e lëkurës. është provuar klinikisht që retinAL është 11 herë më i shpejtë se retinOL për arritjen e rezultateve.

pH

Retinal Allantoin

Biosaccharide Gum-1

6 – 6.5

0.05%

+

Pasi konvertohet në acid retinoik, ai ndihmon qelizat të prodhojnë më shumë kolagjen dhe elemente të tjerë të strukturës duke e bërë lëkurën të duket më e re dhe e tendosur.  Gjithashtu ai përshpejton procesin e rigjenerimit qelizor të shtresës së sipërme të lëkurës duke e bërë atë më të lëmuar.

A-Game është një produkt i domosdoshëm antirrudhë, por ai ndihmon gjithashtu me problematika të tjera të lekurës sic janë: hiperpigmentimi dhe lëkura e yndyrshme/akneike.

Për të shpjeguar fortësinë e tij, ne e krahasojmë 0.05% retinAL si nje produkt me retinOL me përqëndrim të mesëm-të lartë (0.2 – 0.5% retinOL), por me shumë më pak irritime dhe rezultate shumë më të shpejta.

Cruelty free | Vegan | Pa fragranca | Gluten free | Oil free

për kë është?

Rekomandohet për personat që fillojnë të përdorin për herë të parë retinAL në rutinën e tyre Përsa i përket teksturës, në lëkurat mikse/ yndyrshme është shumë i përshtatshëm.

Lloji i lëkurës

Problematika e lëkurës

Tekstura

Ideal për lëkurat mikse, të yndyrshme rrudhat e para të mimikës, rrudhat, humbja e elasticitetit, hiperpigmentimi emulsion i lehtë si mëndafsh me ngjyrë të verdhë

përdorimi:

Aplikoni një sasi sa një kokërr bizele në lëkurë në darkë. Në rutinën tuaj, fillimisht përdorni produktet gel, serum apo likuide të tjera përpara retinAL dhe pas tij vazhdoni me hidratues. Në mëngjes vendosni me patjetër SPF.

Nëse jeni duke e përdorur A-Game për herë të parë, për 2 javët e para aplikojeni 2-3 herë në javë dhe nëse tolerohet mirë nga lëkura, vazhdoni një natë po e një natë jo për 2 javë të tjera.

Nëse cdo gje shkon mirë, përdoreni cdo natë retinAL-in.

***Mos e përdorni gjatë shtatëzanisë ose gjidhënies!

A-Game ka një ngjyrë të verdhë për shkak të retinAL-it që ka si përbërës. Bazuar në eksperincën tonë, ai përthithet nga lëkura dhe nuk le shenja në sipërfaqe.

përbërësit:

RetinAL 0.05% – përbërësi superstar antirrudhë. Raporti rezultat/tolerancë është për tu admiruar midis të gjithë retinoideve topik.

Allantoin dhe Panthenol – përbërësit klasik për qetësim të lëkurës dhe mbrotje të barrierës së saj.

Biosaccharide Gum 1 – një molekulë karbohidrate që ka efekte qetësuese cka e bën A-Game akoma edhe më delikat për lëkurën.

Zgjidhni dozimin:

2 reviews for Geek and Gorgeous – A Game5 Retinal

  1. klea xhani luzi (verified owner)

    Retinali im i preferuar, absorbohet sapent dhe lekura ime ndihet shume e bute.

  2. Akilina Prifti (verified owner)

    Lekura ime nga ndryshim kam qe nentor qe e perdor dhe ka patur shum efekte aknet e mia jan zhdukur ,rrudhat e mimikes jan zbehur po do vazhdoj ta perdor per rezultate akoma me te mira.

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.

Geek and Gorgeous – A Game5 Retinal
2,000 L Select options
0