Skintegra Amphibian – 200ml Lares Xhel

2,250 L

Larës xhel shkumues delikat për lëkura mikse/të yndyrshme i cili pastron ne thellesi dhe njekohesisht eshte shume i bute me lekuren

Skintegra Amfibian është një xhel pastrues jashtëzakonisht delikat, i cili nuk do të thajë dhe acarojë lëkurën tuaj. Tekstura e tij xhelore-ujore është tepër e rrëshqitshme dhe e krijuar për të pastruar maksimalisht duke përdorur një sasi minimale të produktit.

Ky larës përmban surfaktantë amfoterikë të butë, të pajtueshëm me lëkurën dhe me bazë aminoacide që pastrojnë butësisht lëkurën pa e tharë apo acaruar atë.

Tensidet ose surfaktantët janë përbërësit themelor të shumicës së produkteve të pastrimit të lëkurës. Molekulat e tyre zvogëlojnë tensionin sipërfaqësor midis fazave të papajtueshme (si vaji dhe uji për shembull) duke mundësuar që papastërtitë të ndahen nga sipërfaqja e lekures. Efekti i tharjes dhe irritimit që mund të ketë një pastrues do të varet kryesisht nga lloji i zgjedhur dhe sasia e surfaktanteve të përfshira në formulë. Në formulimin tonë, përqindja e surfaktanteve është më e ulët se përqindja e agjentëve hidratues, e cila, sipas formulës, është jashtëzakonisht e rrallë midis produkteve që kanë të njëjtin funksion si Amfibian.

Për të filluar, Amphibian nuk përfshin surfaktante agresiv, SLS dhe SLES, astringent, sapun, alkool ose grimca gërryese, që do të thotë se ky është një xhel pastrues shumë i butë. Në të njëjtën kohë, formulimi largon lehtësisht papastërtitë sipërfaqësore falë një kombinimi të zgjedhur me kujdes të agjentëve pastrues dhe hidratues që ngadalësojnë humbjen e lagështisë transepidermale. Në kontakt me ujin, Amfibian shndërrohet në një shkumë super të butë që rrëshqet mbi lëkurë dhe largon pa mundim papastërtitë ekzogjene, sebumin dhe grimin.

Produkti është i balancuar me pH (5.5) dhe i optimizuar edhe për lëkura te ndjeshme dhe të prirura ndaj inflamacionit. Betaina dhe bisabololi kanë një efekt qetësues në lëkurë dhe mbrojnë barrierën hidrolipidike ndërsa një kompleks mineralesh (Cu – Zn + Mg) ndihmon në ruajtjen dhe riparimin e struktures se lëkurës së dëmtuar, të infektuar dhe të inflamuar (akne, dermatit, irritime).

Skintegra Amphibian është formuluar pa paraben, parfume, alkool, ngjyrues sintetike dhe irritues të tjerë dhe është i paketuar në një shishe me pompe higjienike.

përbërësit:

AQUA, GLYCERIN, SODIUM COCOAMPHOACETATE, PENTYLENE GLYCOL, LAURYL GLUCOSIDE, BETAINE, SODIUM COCOYL GLUTAMATE, SODIUM LAURYL GLUCOSE CARBOXYLATE, BISABOLOL, ZINC PCA, COPPER GLUCONATE, MAGNESIUM SULFATE, XANTHAN GUM, ACACIA SENEGAL GUM, DISODIUM EDTA, CITRIC ACID

përdorimi:

Amfibian është një larës që mund të përdoret dy here në ditë (mëngjes dhe darkë). Këshillohet që para tij të përdoret Atomic si larës I pare vajor dhe më pas Amfibian. Të shpëlahet me ujë të bollshëm.

përbërësit kryesor dhe përfitimet:

HIDRATUESE
GLYCERINE
ZINC PCA
BETAINE
QETESUESE
BETAINE
BISABOLOL
KUNDER IRRITIMEVE
ZINC PCA
COPPER GLUCONATE
MAGNESIUM SULFATE

 

Zgjidhni dozimin:

1 review for Skintegra Amphibian – 200ml Lares Xhel

  1. Gineda Duka (verified owner)

    Laresi me i mire deri tani. Nuk te djegin syte, e pastron mire lekuren. Eshte super🥰

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.

SHPORTA
  • No products in the cart.
Skintegra Amphibian – 200ml Lares Xhel
2,250 L Select options
0