Eksfoljues shume i butë, i rekomanduar për lëkurat shumë të ndjeshme, me tendencë për t’u skuqur. Përmban 4% PHA+BHA për t’i dhënë lëkurës një shkëlqim ndërkohë që qetëson, mbron dhe hidraton atë.
PHA (Poly-Hydroxy Acid) janë “motrat miqësore” të AHA-ve që njëjtë si ato largojnë qelizat e vdekura nga lëkura, por pa e irrituar atë. PHA-të kanë edhe veti hidratuese dhe antioksiduese. BHA është gjithashtu një eksfoljues i butë dhe njihet për vetitë e tij anti inflamatore.
pH |
PHA | BHA |
3.5 – 3.9 |
3.2% |
0.8% |
Në këtë formulë kombinohet PHA me BHA dhe disa përbërës të tjerë me veti hidratuese, qetësuese dhe antioksiduese. Nëse keni një lëkurë të ndjeshme dhe po kërkoni një eksfoljues delikat, sapo keni gjetur të duhurin!
Cruelty free | Vegan | Pa fragranca dhe pa vajra | Gluten free | I sigurtë të përdoret në shtatëzani
për kë është?
Gjithashtu Calm Down mund të jetë eksfoljuesi juaj i verës ose mund të jetë eksfoljuesi i duhur në rast kur jeni duke përdorur përbërës të fortë si retinoidet.
Mund të jetë një alternativë e mirë për ata që janë fillestarë në përdorimin e eksfoljuesve dhe duhet ta fillojnë me dicka të butë. Në këtë rast kombinimi i Calm Down dhe Smooth Out do të ishte perfekti. Smooth Out përdoret vetëm 2 herë në javë ndërsa Calm Down cdo ditë tjetër.
Lloji i lëkurës |
Problematika e lëkurës |
Tekstura |
lëkurat sensitive, për të gjitha llojet e lëkurave të cilat janë në kërkim të një eksfoljuesi delikat | lëkurë e ndjeshme, e prirur ndaj skuqjes dhe acarimit | teksturë e lehtë ujore, si tonik |
përdorimi:
Përdoret direkt pasi pastroni fytyren, si një tonik duke e aplikuar me pambuk ose direkt me duart tuaja. Prisni pak derisa të përthithet dhe pastaj aplikoni serumet ose kremrat e rutinës.
Mund të përdoret edhe si after shave tek meshkujt gjithashtu.
***produkti përmban BHA kështu qe, mos e përdorni nëse jeni alergjik ndaj aspirinës.
GOOD TO KNOW – Calm Down përmban vetëm acide që nuk e bëjnë lëkurën të ndjeshme ndaj rrezeve të diellit dhe do të ishte ideal të përdorej gjate stinës së verës. POR nuk e anashkalojmë në asnjë moment aplikimin e SPF cdo mëngjes.
përbërësit:
Gluconalactone + Lactobionik Acid (PHA) – Eksfoljues i butë që jo vetëm largon qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës, por gjithashtu hidratojnë dhe japin mbrojtje antioksidante.
Salicilik acid (BHA) – Një acid i tretshëm në vaj që është i njohur për vetitë e tij anti inflamatore.
Phragmites Kharka + Poria Cocos Extract – Ekstrakte natyrale që punojnë në sinergji perfekte për të ulur inflamacionin dhe mbështesin lëkurën për të përballuar stresin e jashtëm.
Nopal Cactus + Yeast Ekstrakt – Një kombinim i vecantë i ekstrakteve të kaktusit dhe majasë që përmbajnë peptide me peshë të ulët molekulare, karbohidrate dhe minerale që qetësojnë dhe hidratojnë lëkurën.
Panthenol – Përbërës klasik në kujdesin e lëkurës që ka veti qetësuese, hidratuese dhe mbrojtëse.
Reviews
There are no reviews yet.