Përbërësi trend, pra më i kërkuar i kohëve të fundit dihet që është retinoli, si pasojë e efektit të tij në eleminimin e vijave të holla apo rrudhave, por vitamina A dihet që është një përbërës shumë i fuqishëm, disi dhe agresiv, që krijon ndjeshmëri në lëkurë. Kremi i sapo dalë në treg SOME BY MI Retinol Intense Advanced Triple Action Eye Cream është zgjidhja ideale sepse ka një formulë specifikisht të zhvilluar për lëkurë shumë të hollë dhe delikate siç është ajo e zonës rreth syve. Ky krem përmban Retinol (0.1%), kolagjen dhe peptide që duke bashkëvepruar me njëra tjetrën në një përbërje krijojnë një strukturë shumë të qëndrueshme dhe pothuajse aspak irrituese për lëkurën. Gjithashtu ky krem përmban panthenol dhe cica (ekstrakt nga centella asiatica), ujë akullnajor dhe ujë zambaku për t’i ofruar një efekt shumë qetësues lëkurës, si edhe niacinamide dhe trehalose që ndihmojnë në zbehjen e vijave të holla dhe rrudhave, si edhe të rrathëve të zinj poshtë syve. Ky krem përveçse për zonën rreth syve mund të përdoret edhe në të gjitha zonat e tjera ku mund të shfaqen rrudhat duke arritur t’i përmirësoje dukshëm ato, si: te balli, anash buzëve, te qafa etj. Studimet kanë treguar në vetëm 4 javë përdorim do të arrini rezultate të dukshme! Këshillohet të përdoret vetëm në mbrëmje, dhe në mëngjes të shoqërohet gjithmonë me krem me faktorë mbrojtës ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.
Produkti është i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm për lëkurën.
Reviews
There are no reviews yet.